Berad Büyük
15 Prill 2020•Përditësim: 15 Prill 2020
Testet e fundit të futbollistëve të Juventusit, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani, me koronavirus të ri (COVID-19) kanë rezultuar negativ, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Dy testet e fundit të Blause Matuidi dhe Daniele Rugani kanë rezultuar negativ. Futbollistët tanë janë shëruar dhe ka përfunduar izolimi i tyre në shtëpi", thuhet në njoftimin e klubit.
Një lojtar tjetër i Juventusit me koronavirus ishte ylli argjentinas Paulo Dybala.