Barış Seçkin
08 Prill 2021•Përditësim: 09 Prill 2021
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Gaia Lucariello, bashkëshortja e Inzaghit, në postimin e saj nga Instagram tha se "Fatkeqësisht, në testin e bërë në shtëpi e gjithë familja jonë rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Tani jemi mirë dhe gjendemi në izolim sipas protokolleve".
Mediat italiane tërhoqën vëmendjen se Inzaghi më 5 prill ka festuar ditëlindjen bashkë me familjen.
Ndërkohë, edhe tek klubi i tij, Lazio thuhet se do të bëhen çdo ditë teste për të vënë nën kontroll situatën pasi trajneri rezultoi pozitiv.