Qays Abu Samra,Mahmut Geldi
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 24 Dhjetor 2015
BETHLEHEM (AA) – Rreth një mijë besimtarë që nga orët e hershme të mëngjesit kanë ardhur për t’u lutur në kishën Lindja e Jezuit në Bethlehem, në Bregun perëndimor, për të cilën besojnë se është ndërtuar në afërsi të lindjes së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksojnë zyrtarët shtetëror numri i vizitorëve ka mundur të jetë shumë më i madh.
“Për shkak të ndodhive në Palestinë, mbi gjysma e rezervimeve në hotelet në Bethlehem janë anuluar”, tha prefektja e qytetit Vera George Musa Baboun dhe shtoi se kremtimi i lindjes së Jezuit zhvillohet me vështirësi për shkak të masave të sigurisë të cilat i zbaton Izraeli.
“Në Bethlehem, përveç asaj se është qytet i paqes, nuk ka paqe. Ne jemi fëmijë të paqes të cilën nuk kemi mundur ta përjetojmë. Ky vend thërret për paqen e vërtetë. Të gjithë ne që kemi ardhur këtu për t’u lutur, nuk lutemi vetëm për vete, por edhe për Sirinë, Irakun dhe për mbarë botën”, tha Baboun.
Ministrja e Turizmit të Palestinës Rula Ma'ay'a tha se në këtë vend gjatë vitit 2015 kanë ardhur 2.3 milionë turistë dhe kjo është rënie e konsiderueshme në sektorin e turizmit.
“Okupatori (Izraeli) nuk dëshiron që populli palestinez të shënojë Krishtlindjen. Por sot jemi këtu për të dërguar porosinë se jemi popull që dëshiron të qëndrojë në vendin e vet dhe që dëshiron paqen”, tha Ma'ya'a.
Kremtimi i Krishtlindjes në këtë kishë përfundon me meshën e sontme ku do të jetë i pranishëm presidenti palestinez Mahmoud Abbas, kryeministri Rami el-Hamdallah si dhe shumë zyrtarë shtetërorë dhe turistë që kanë ardhur nga të gjitha viset e botës.
Pritet që patriarku latin i Jerusalemit Fuad Twai ka kryesojë meshën.
Në sigurimin e kremtimit dhe meshës e cila duhet të mbahet, janë angazhuar disa qindra policë izraelitë.