Barış Seçkin
23 dhjetor 2015•Përditësim: 24 dhjetor 2015
ROMË (AA) – Kryeqyteti i Italisë, Roma është përgatitur për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ndërsa në rrugët dhe sheshet janë dekoruar dhe ndriçuar me ngjyra të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sikur edhe vitet e kaluara, bredhi i Vitit të Ri dhe dekorimet e ndryshme janë vendosur para Koloseumit, në sheshin Piazza Venezia dhe në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.