Stipe Mayiç
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
ZAGREB (AA) - Lidhja e Sindikatave të Pavarura Kroate (LSPK) dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung organizuan panelin "100 ditët e Qeverisë" për të vlerësuar punën e qeverisë kroate në njëqind ditët e para. Sipas kryetarit të LSPK-së, Mladen Novosel, njëqind ditët e para të qeverisë vlerësohen me zero, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se nga zgjedhjet parlamentare kanë kaluar 168 ditë, prej të cilave dy muaj kaluan në përpilimin e Qeverisë.
Novosel për lëvizjen Most tha "e ashtuquajtura alternatia e tretë", për të cilën Kroacia kishte nevojë prej kohësh, ndërsa anëtarët e kësaj lëvizje i quajti njerëz që kanë hyrë në politikë pa ndonjë përgatitje dhe përvojë politike.
"Shihet në njëqind ditët e para se këta njerëz, për fat të keq, nuk janë në dijeninë se çfarë duhet bërë me besimin e marur nga qytetarët", tha Novosel.
Ai paralajmëroi për mosmarrëveshjet politike brenda qeverisë dhe arriti në përfundimin se kryeministri Tihomir Oreskoviç nuk mund të koordinon punën. Duke folur për vlerësimin e punës së qeverisë në njëqind ditët e para, ai tha se nuk mund të vlerësohen as me njësh, sepse gjendja është zero, tha ai.