Rauf Maltaş
13 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
SANLIURFA (AA) - Kryetari i Shoqatës së pavarur të kurdëve sirianë, Abdulaziz Tammo, tha se "PYD-ja mashtron të rinjtë duke u thënë atyre ‘po bëjmë diçka për kurdët‘. Edhe regjimi, Irani dhe Rusia si një kartë në dorë e dërgojnë PYD-në ku dëshirojnë" raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Tammmo tha se me shoqatën të cilën e quajnë si "Lidhja Kurdët e Pavarur" përpiqen të jenë zëri i kurdëve në Siri.
Duke vënë në dukje se synojnë që idetë e njerëzve ti transportojnë në platforma kombëtare dhe ndërkombëtare Tammo ka transmetuar se kanë dëshirën që çështjen kurde ta zgjidhin në kuadër demokratik dhe pluralist.
Ndër të tjera pasi ka theksuar se janë kundër organizatave terroriste si PYD, DAESH dhe Al Kaeda si dhe zgjerimeve të tyre, Tammo u shpreh se kurdët sirianë mbështesin të gjithë organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre.