Bedrudin Brlyavac
30 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
PEKIN (AA) - Autoritetet kineze kanë njoftuar se nuk e njohin Gjykatën e arbitrazhit në Hagë në rastin e fundit të Filipineve të nisur kundër Kinës për të drejtat territoriale në Detin e Kinës jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Liu Zhenmin, ka deklaruar se Kina nuk do të jetë e pranishme në gjykimet në këtë procedurë.
Gjykata e përhershme e arbitrazhit ka vendosur të ketë jurisdiksion për gjykimin mbi të drejtat territoriale, me kërkesë të autoriteteve filipinase, duke hedhur poshtë pretendimet e Pekinit zyrtar se bëhet fjalë për mosmarrëveshjet në lidhje me sovranitetin territorial të Kinës.
Gjykata në Hagë tashmë ka paralajmërur se do të mbahen gjykimet në lidhje me këtë rast.