Ekip
14 Maj 2017•Përditësim: 15 Maj 2017
ARU (AA) - Autoritetet lokale dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Lakiti të Republikës Demokratike të Kongos, kanë konfirmuar tre raste të reja të të prekurve nga Ebola, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i departamentit të Shëndetësisë në provincën Bas Uele, Charles Kaso, tha për AA se tre pacientët e zbuluar në dy ditët e fundit, janë izoluar për një trajtim mjekësor. “Jemi duke ekzaminuar edhe personat më të cilët të prekurit kanë jetuar”, tha ai.
Në një deklaratë të OBSH-së thuhet se pjesëtarët e saj tanimë kanë mbërritur në zonën ku janë zbuluar të sëmurit me Ebola, në mënyrë që organizata të ofrojë ndihmën teknike.
OBSH thotë se nuk ka nevojë për kufizime tregtare apo turistike në RD Kongo. Ebola shkaktoi një alarm të vërtetë në vitin 2013, atëherë kur kjo sëmundje u përhap në Afrikën perëndimore, ku si pasojë gjetën vdekjen 11.300 persona, ndërsa rreth 28.600 u infektuan kryesisht në Liberi, Guinea dhe Sierra Leone.
E njohur si Ethet Hemoragjike, ose sëmundja virale Ebola, ajo paraqet një sëmundje të rrallë dhe vdekjeprurëse.