Mutlu Demirtaştan
29 Mars 2016•Përditësim: 30 Mars 2016
SHKUP (AA) - Eksperti francez i futbollit, Arsene Wenger, ka pohuar se as që mendon rreth largimit të tij nga stoli i Arsenalit të Londrës, të cilin e drejton për dy dekada, transmeton Anadolu Agency (AA).
Wenger, i cili është Ikona e "topxhinjëve" londinez edhe pas dy dekadash nuk mendon të largohet nga klubi, pavarësisht kritikave që po përjeton këto ditë, kurse në një deklaratë për kanalin BeIN Sports, tha se nuk i kushton shumë rëndësi asaj që flasin të tjerët, porse është përkushtuar në planet e tij dhe qëllimeve të klubit.
"As që mendoj të largohem dhe nuk dyshoj se edhe sezonin e ardhshëm do të jem në stolin e Arsenalit. Aktualisht jam shumë i përqendruar në punën time. Qëllimi im është që ekipi në fushë të tregojë futboll të bukur për syrin e spektatorëve dhe që të arrijë rezultate sa më të mira. Prandaj, aspak nuk shqetësohem për të ardhmen e karrierës së time", ka thënë Wenger.