Bakir Tiro
01 Mars 2016•Përditësim: 01 Mars 2016
LONDËR (AA) - Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, për të cilin mediat angleze thonë se aktualisht është klubi më i pasur në botë, ka përpiluar një listë përforcimesh e cila planifikon të angazhojë në verë, për sezonin e ardhshëm, në të cilën dëshiron të rrëmbejë të gjitha trofetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të fundit nga Anglia, Wenger në ekipin e tij para së gjithash dëshiron të shohë Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmund, N'gola Kante nga Leicester dhe Victor Wanyam nga Sunderland.