Doga Kirmizioglu
06 Tetor 2016•Përditësim: 07 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Mesut Özil, i cili luan tek Arsenal, është futbollisti i kësaj lige më i ndjekur në rrjetet sociale me 53.5 milionë fansa, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një radhitje për sa i përket numrit të ndjekësve në rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram, Mesut Özil duket se kryeson renditjen e futbollistëve të Premier League.
Futbollisti gjerman me origjinë turke i cili në 6 ndeshje të luajtura ka dy asiste, në Facebook ka 31 milionë e 200 mijë ndjekës, në Twitter 13 milionë e 300 mijë dhe në Instagram 9 milionë ndjekës.
- I dyti në renditje Ibrahimoviç
Në vendin e dytë të renditjes ndodhet Zlatan Ibrahimoviç i cili pas mbarimit të kontratës me Paris Saint-German (PSG) arriti të firmosë me Manchester United. Ibrahimoviç ka mbi 50 milionë ndjekës në rrjetet sociale.
Ndërsa në vendin e tretë të renditjes ndodhet braziliani i transferuar nga PSG tek Chelsea, David Luiz me 49.3 milionë ndjekës në rrejtët sociale.
Ndërkohë lista e 10 futbollistëve më të ndjekur të Premier League është si vijon:
1- Mesut Özil (Arsenal) - 53,5 milionë ndjekës
2- Zlatan Ibrahimovic (Manchester United) - 50,5 milionë
3- David Luiz (Chelsea) - 49,3 milionë
4- Wayne Rooney (Manchester United) - 47,5 milionë
5- Sergio Aguero (Manchester City) - 27,3 milionë
6- Cesc Fabregas (Chelsea) - 22,5 milionë
7- Oscar (Chelsea) - 20,1 milionë
8- Bastian Schweinsteiger (Manchester United) - 20,1 milionë
9- Eden Hazard (Chelsea) - 20 milionë
10- Juan Mata (Manchester United) - 19 milionë