Doga Kirmizioglu
20 Janar 2017•Përditësim: 21 Janar 2017
ANKARA (AA) – Një spektator ka humbur jetën si rezultat i një aksidenti në garën automobilistike Monte Carlo Rally, që organizohet si evenimenti i parë në kuadër të Kampionatit Botëror në Rally, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në faqen e internetit të organizimit thuhet se automjeti i drejtuar nga piloti i Zelandës së Re, Hayden Paddon ka humbur kontrollin duke marrë kthesë në pistën me ngrica dhe ka goditur një spektator i cili ishte i ulur në tribunë.
Njoftohet se spektatori i lënduar është dërguar me helikopter në një spital në qytetin Nice porse nuk ka arritur të shpëtojë edhe përkundër të gjitha ndërhyrjeve.
Në deklaratë thuhet se ka nisur hetim në lidhje me aksidentin, ndërkohë që janë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e spektatorit të ndjerë.