Fatjon Cuka
21 Mars 2017•Përditësim: 21 Mars 2017
TIRANË (AA) - Janë përcaktuar gjyqtarët e miqësores midis Kombëtares së Shqipërisë dhe përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës në futboll, që do të luhet më 28 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ndeshja në fjalë do të gjykohet nga një arbitër nga Maqedonia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është konfirmuar se arbitër i kësaj ndeshjeje është Dimitar Meckarovski dhe 2 asistentët e tij janë Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski nga Maqedonia, ndërsa arbitër i katërt është Enea Jorgji.
Ndeshja e 28 marsit është përballja e pestë midis dy kombëtarëve.
Kujtojmë se Shqipëria do të luaj edhe ndeshjen me Italinë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”, më 24 mars në Itali, në stadiumin “Renzo Barbera” Palermo.