Dejan Maksimoviç
21 Mars 2017•Përditësim: 21 Mars 2017
LONDËR (AA) – Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy ka zbuluar së fundmi se pas shkarkimkit nga klubi të trajnerit Claudio Ranieri, ai ka marrë kërcënime për jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vardyt i mvishej akuza se ka ndikuar seriozisht në vendimin e kryesisë së klubit të shkarkojë nga detyra trajnerin italian, i cili sezonin e kaluar i solli Leicesterit titullin e parë të kampionit në Angli, të cilat fillimisht u shfaqën në mediat në ishull.
Pretendohet se Vardy ishte në grupin e lojtarëve të cilët kanë kërkuar pushimin e Ranierit, gjë të cilën sulmuesi e kishte mohuar, megjithatë, ai dhe familja e tij u gjetën në shënjestër të tifozëve të zemëruar.