Hüseyin Burak Demirer
29 Janar 2022•Përditësim: 30 Janar 2022
Tenistja australiane Ashleigh Barty është fituese në finalen e "Australian Open" për vitin 2022 në konkurencën e femrave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Barty, tenistja më e mirë në botë, arsyetoi rolin e saj si favorite dhe festoi në finalen e "Australian Open" kundër tenistes amerikane Danielle Rose Collins (30 WTA) me rezultatin 2:0.
Tenistja australiane e fitoi pa ndonjë vështirësi setin e parë me 6:3 ndërsa në të dytin festoi me 7:6 për një fitore të madhe.
Me këtë fitore, australianët fituan titullin në teke për femra në shtëpi për herë të parë që nga viti 1978.
Me këtë fitore, Barty arriti deri tek titulli i saj i tretë Grand Slam në po aq finale.
Tenistja australiane me fitoren në finale fitoi një çmim prej 2.875.000 dollarësh australianë.