Dejan Maksimoviç
27 Janar 2016•Përditësim: 28 Janar 2016
MELBURN (AA) - Vazhdon ëndrra e tenistes britanike Johanna Konta në Autstralian Open. Vajza e cila deri në këtë vit nuk kishte fituar pjesëmarrje në shortin kryesor të turneut në Melburn ka arritur deri në gjysëm finale. Kështu ajo u bë britanezja e parë që nga viti 1983, e cila ka arritur në mesin e katër më të mirave të një turneu Grand Slam, raporton Anadolu Agency (AA).
Konta ishte bindëse në ndeshjen çerekfinale kundër kinezes Shuai Zhang, ndaj të cilës ngadhnjeu me rezultatin 2:0, në sete 6:4, 6:1. Kundërshtarja e saj e ardhshme në Melburn është tenistja e gjashtë e botës Angelique Kerber, e cila në çerekfinale mundi Victoria Azarenka me 2:0, në sete 6:3, 7:5.
Para Kontas, britanezja e fundit që ka luajtur në gjysëmfinale të Grand Slam ishte Jo Durie. Në Austalian Open, e fundit që ka mbërritur ishte Sue Barker në vitin 1977.
Konta në Melburn ka mbërritur si lojtarja e 47 në botë. Deri më tani, suksesi i saj më i madh në Grand Slam ishte plasmani në raundin e katërt të US Open vitin e kaluar.