Bakir Tiro
19 Janar 2016•Përditësim: 20 Janar 2016
MELBURN (AA) – Tenisti kontrovers italian Fabio Fognini pati një spektakël të vërtëtë gjatë Grand Slam-it të parë për këtë sezon, Australian Open, nga i cili u eliminua që në raundin e parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Fogini u mposht nga tenisti prej Luksemburgut, Gilles Muller i cili fitoi me rezultatin 3:1 (në sete 6:7, 6:7, 7:6, 6:7), ndërsa bartësi i 20-të i këtij turneu shkaktoi disa incidente verbale.
Fillimisht në setin e tretë, atij iu mor një pikë nga shkaku i përleshjes verbale me referin të cilin në një moment edhe e shau.
Në kulminacionin e hidhërimit tenisti Italian iu drejtua një tifozi të Millerit me fjalët: ”Do ta fus topin në gojë”.
Tenisti italian i lindur në San Remo, aktualisht ndodhet në vendin e 23-të të ATP listës. Edhe vitin e kaluar turneun "Australian Open" e përfundoi në raundin e parë mirëpo doli fitues në garën për çifte.