Yunus Kaymaz
30 Janar 2020•Përditësim: 31 Janar 2020
Tenistja numër një në renditjen botërore, Ashleigh Barty, u eliminua në gjysmëfinalen e turneut të madh Australian Open nga amerikanja Sofia Kenin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Barty u mposht nga bartësja e 14-të e kampionatit, 21-vjeçarja Kenin, me rezultatin 2-0 në sete, gjegjësisht 7-6 dhe 7-5.
Pas motrave Williams, Kenin u bë sportistja e parë amerikane që pas vitit 1995 arrin të kualifikohet në një finale të Australian Open.
Në finalen që do të luhet më 1 shkurt, ditë e shtunë, Kenin do të përballet me spanjollen Garbine Muguruza, e cila në gjysmëfinalen tjetër mposhti rumunen Simona Halep me rezultatin 2-0 në sete.