Muhammed Enes Çallı
27 Qershor 2019•Përditësim: 02 Korrik 2019
Barcelona sot ka rënë dakord me portierin e ekipit Valencia, Norberto Murara Neto, transmeton Anadolu Agency (AA).
Braziliani 29-vjeçar do të nënshkruajë marrëveshje 4-vjeçare me Barcelonën, njoftoi ekipi spanjoll përmes një kumtese në faqen e tij të internetit.
“FC Barcelona dhe Valencia CF kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit Norberto Murara Neto”, thuhet në kumtesën e klubit.
“Portieri do të nënshkruajë marrëveshje me klubin për katër sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2022/23, ndërsa klauzola për shitjen e mundshme të tij është caktuar në 200 milionë euro", theksojnë nga ekipi spanjoll.
Barcelona për Neton do t'i paguajë 26 milionë euro Valencias, si dhe 9 milionë euro shtesë.
Të mërkurën, Barcelona arriti marrëveshje për portierin e dytë, Jasper Cillessen, i cili u transferua te Valencia.
Valencia do të paguajë 35 milionë euro për portierin holandez 30-vjeçar.
Në një kumtesë të mëhershme, Barcelona falënderoi përfaqësuesin e kombëtares holandeze, i cili asnjëherë nuk arriti të jetë opsioni i parë për gjigantin spanjoll.