Dejan Maksimoviç
27 Prill 2018•Përditësim: 28 Prill 2018
BARCELONË (AA) - Kryetari i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu vlerëson se mesfushori Andres Iniesta do të marrë vet personalisht vendimin për të ardhmen e tij. Bartomeu gjithashtu tha se bëhet fjalë për një njeri që çdo prind do të donte për djalin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Iniesta, i cili më 11 maj do të mbush 34 vjeç, sipas njoftimeve në mediat spanjolle, pritet që sot të shpalosë vendimin për largimin e tij nga Barcelona, klubin në të cilin erdhi në moshën e tij 12-vjeçare. Me "Barçën" mesfushori superior, ndër të tjera, fitoi tetë tituj të kampionëve të Spanjës dhe katër të Ligës së Kampionëve.
"Nga viti 2004, e deri më sot Iniesta ishte lojtari më i rëndësishëm që kishim, pasi që ishte pjesë e të gjitha projekteve të trajnerëve duke filluar nga Frank Rijkaard. Vendimin për të ardhmen e tij duhet ta komunikojë personalisht Iniesta. Ai duhet të shpjegojë, nuk mund të flas asgjë përpara kësaj. Duhet ta respektojmë pas karrierës së tij këtu. Çdo prind dëshiron të ketë një djalë si Andres Iniesta", përfundoi Bartomeu.
Iniesta me shumë gjasë do të fitojë titullin e nëntë të kampionatit të Spanjës këtë sezon ndërsa më parë ka arritur në kupën e gjashtë të Kupës së Mbretit. Ai fitoi edhe tre Superkupa të tjera në Evropë, shtatë të Spanjës dhe tre të Kampionatit Botëror për klube të FIFA-s. Me fanellën e Spanjës ka dy tituj, një kampion i Evropës dhe një kampion i botës.
Për Barcelonën në 16 sezone ka luajtur 669 ndeshje dhe ka shënuar 57 gola. Në fanellën kombëtare ka luajtur 124 herë duke shënuar 13 gola.