Hilmi Sever
10 Korrik 2018•Përditësim: 10 Korrik 2018
MOSKË (AA) - Vazhdojnë emocionet në Kampionatin Botëror 2018 që organizohet në Rusi, para ndeshjeve të gjysmëfinales, raporton Anadolu Agency (AA).
Dashamirët e futbollit nga shumë vende të ndryshme të botës të cilët gjenden në Moskë, vlerësuan kandidatët për finale.
Nga tifozët u kërkua që t'i shënojnë kandidatët e tyre për finalen që do të zhvillohet në Stadiumin Luzhniki, në ndeshjen mes Francës dhe Belgjikës me një dallim të vogël e shohin Francën më afër finales, ndërsa në ndeshjen mes Kroacisë dhe Anglisë, kombëtaren nga Ballkani e shikojnë më afër finales.
Vlen të theksohet se tifozët parashikojnë se në finalen që do të luhet në Moskë, Franca do të përballet kundër Kroacisë.