Satuk Buğra Kutlugün
10 Korrik 2018•Përditësim: 11 Korrik 2018
ROMA (AA) - Ekipi italian Juventus do t'i paguajë 100 milionë euro Real Madrid-it për yllin portugez Cristiano Ronaldo, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga klubi Juventus, thuhet se Juventus brenda dy viteve Real Madrid-it do t'i paguajë klauzolë prej 100 milionë euro, ndërsa në kuadër të rregullave të FIFA-s do të bëjë edhe një pagesë shtesë prej 12 milionë eurosh.
Juventus arriti marrëveshje katër vjeçare me 33 vjeçarin Ronaldo, i cili deri më tani ka fituar pesë herë çmimin Ballon d'Or.
Sipas mediave italiane ylli portugez do të fitojë 30 milionë euro për sezonë.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, fanelën e të cilit e ka veshur prej vitit 2009, me 451 gola në 438 ndeshje.