Doga Kirmizioglu
10 Korrik 2018•Përditësim: 11 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Ekipi i Premier ligës angleze Arsenal ka transferuar lojtarin e kombëtares së Uruguajit, Lucas Torreira, nga klubi italian Sampdoria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga klubi thuhet se është arritur marrëveshje me Sampdoria-n për transferimin e Torreira, ku mesfushori 22 vjeçar sezonin e ardhshëm do të vesh fanelën me numër 11.
Sipas mediava britanike Arsenal do të paguajë klauzolën prej 30 milionë euro për Luca Torreira.
Torreira për kombëtaren e Uruguajit në Kampionatin Botëror 2018 luajti në 5 ndeshje.
Arsenal bëri transferimin e katër të sezonit në krye me trajnerin Unai Emery, i cili erdhi pas Arsene Wenger.
Klubin nga Londra më parë kishte transferuar portierin Bernd Leno, zviceranin Stephan Lichtsteiner dhe grekun Sokratis Papastathopoulos.