Emre Doğan
12 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
STAMBOLL (AA) - Portieri i ekipit italian Juventus në Serie A, Gianluigi Buffon fiton çmimin "Këmba e Artë" (Goolden Foot) që jepet çdo vit nga Principata e Monakos, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga klubi i Juventusit njoftohet se në natën gala të mbajtur në qytetin Monte Carlo 38 vjeçari Buffon ka marrë çmimin nga Princi i Monaco-s, Alberti i 2-të. Portieri italian ka konkurruar në mesin e 9 kandidatëve si Andrea Pirlo, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Edinson Cavani, Frank Lampard, Iker Casillas, Kaka, Thiago Silva dhe Wayne Rooney.