Bekim Laci
17 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
SHKUP (AA) - Në Cyrih të Zvicrës sot hidhet shorti për çiftet të cilat përmes dy ndeshjeve të barazhit do të kërkojnë kualifikimin për Kampionatin Botëror në futboll, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet të cilat në garat në grupe përfunduan në vendin e dytë, do të përcaktojnë katër kombëtaret e fundit nga Evropa të cilat do t'u bashkohen Gjermanisë, Spanjës, Francës, Anglisë, Belgjikës, Portugalisë, Polonisë, Islandës, Serbisë.
Gara do të jetë interesante meqë në mesin e ekipeve pjesëmarrëse në barazh janë edhe ish kampioni botëror Italia, si dhe Kroacia, Danimarka, Zvicra, Suedia, Greqia, Irlanda dhe Irlanda e Veriut.
Ndeshjet e para do të luhen në periudhën 9-11 nëntor ndërsa ato të kthimit në datat 12-14 nëntor.
Shorti hidhet në ora 14:00 ndërsa sistemi është i ndarë në dy grupe, kombëtaret bartëse dhe jo-bartëse.
Bartëse: Italia, Kroacia, Zvicra, Danimarka
Jo-bartëse: Suedia, Irlanda, Greqia, Irlanda e Veriut