Yunus Kaymaz
09 janar 2018•Përditësim: 10 janar 2018
STAMBOLL (AA) - Klubi i Premierligës angleze Chelsea ka rinovuar kontratën me futbollistin danez, Andreas Christensen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga klubi i Londrës, me futbollistin 21 vjeçar është nënshkruar kontratë prej 4.5 vite.
Mbrojtësi danez në Chelsea ishte trasnferuar në vitin 2012 nga klubi danez Brondby. Christensen në vitet 2015-2017 ishte huazuar në klubin gjerman Borussia Mönchengladbach.
Christensen këtë sezonë me fanelën e Chelsea lujati në 22 ndeshje, ndërsa me kombëtaren e Danimarkës, e cila u kualifikua në Kupën Botërore të Futbollit 2018 që do të luhet në Rusi, ka luajtur në 6 ndeshje.