Bedrudin Brlyavac
22 Qershor 2019•Përditësim: 23 Qershor 2019
Tenisti argjentinas Juan Martin del Potro ka probleme me gjurin ndërsa mjekët i kanë sugjeruar një operim tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast Del Potro u prononcua në rrjetet sociale dhe njëherit paralajmëroi mundësinë e përshëndetjes me fushat e tenisit.
"Dua t'iu them, siç e dini, përsëri kam problem me gjurin. Pas kontrollit dhe konsultimit me mjekët, ata më sugjeruan ndërhyrjen kirurgjikale si mundësinë më të mirë. Unë i pyeta për opsionin më të mirë, jo vetëm sa i përket tenisit. Ata më thanë se më së miri është të operohesh", ka shkruar tenisti 30-vjeçar.
Ai shtoi se ende nuk mund të flasë nëse do të vazhdojë të luaj tenis.
"Ky është me të vërtetë një moment i vështirë për mua, është pikëlluese se duhet të kaloj të njejtën. Nëse e kam luajtur ndeshjen e fundit ende nuk e di. Më duhet të mendohem mirë për të gjitha dhe nëse trupi im mund të përballojë përpjekjet më vonë", shtoi ai.
Kjo është vetëm njëra nga lëndimet e argjentinasit, i cili aktualisht ndodhet i 12 në listën e ATP-së, për çka shpesh herë nuk ka marrë pjesë në turne.