Fatjon Cuka
11 Qershor 2022•Përditësim: 11 Qershor 2022
Shqipëria ka humbur ndeshjen me Izraelin, ndeshje e vlefshme për kompeticionin e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja Shqipëri-Izrael e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të ekipit mysafir.
Për Kombëtaren e Shqipërisë goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë nga Armando Broja.
Për Izraelin golat u shënuan nga Solomon në minutën e 57-të dhe 73-të.
Në eliminatorët e Ligës së Kombeve, Shqipëria u caktua në grupin B2 në Ligën B, së bashku me Izraelin, Islandën dhe Rusinë.
Ndërkohë, më 13 qershor ishte planifikuar më parë që Shqipëria të luante ndaj Rusisë në Ligën B, por pas vendimit të UEFA-s për pezullimin e Rusisë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) vendosi që të organizojë një miqësore me Estoninë.
Ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, Kombëtarja e Shqipërisë do t'i zhvillojë në muajin shtator.