Fatih Erel
06 Korrik 2023•Përditësim: 06 Korrik 2023
Argjentinasi Angel Di Maria u largua nga klubi italian Juventus, ndërsa karrierën e tij do ta vazhdojë në klubin portugez Benfica, transmeton Anadolu.
Klubi portugez bëri të ditur në rrjetet sociale se transferimi i mesfushorit sulmues 35-vjeçar Di Maria është përmbyllur me sukses.
Di Maria, i cili mbërriti te Benfica në vitin 2007 ku luajti për tre sezone, u rikthye te klubi portugez pas 16 vitesh.
Angel Di Maria iu bashkua Juventusit si një transferim i lirë pasi u largua nga Paris Saint-Germain sezonin e kaluar.
Gjatë një sezoni, argjentinasi ka luajtur gjithsej 40 ndeshje për bardhezinjtë duke shënuar tetë gola dhe shtatë asistime.