Emre Aşıkçı
01 Qershor 2022•Përditësim: 01 Qershor 2022
Gjiganti turk i futbollit Fenerbahçe sot ka nisur bisedimet zyrtare me trajnerin portugez Jorge Jesus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubi i Stambollit bëri të ditur se ata janë në negociata me Jesus për pozicionin e tyre të lirë të drejtuesit.
67-vjeçari mbërriti në Stamboll me një avion privat më herët gjatë ditës për të diskutuar detajet përfundimtare të marrëveshjes.
Ai më parë ka drejtuar Sportingun, Benfikën dhe Bragën të Portugalisë dhe skuadrën braziliane Flamengo.
Jesus fitoi tre tituj portugez të Primeira Liga me Benfica-n (2010, 2014, 2015) dhe udhëhoqi Flamengon për të fituar Copa Libertadores dhe titullin brazilian të Serie A në vitin 2019.