Yunus Kaymaz
06 Korrik 2023•Përditësim: 07 Korrik 2023
ISTANBUL (AA) - Real Madridi njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje 6-vjeçare me futbollistin e Fenerbahçes, Arda Güler, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e klubit spanjoll thuhet se Real Madridi dhe Fenerbahçe kanë arritur marrëveshje për transferimin dhe se Arda Güler do të nënshkruajë kontratë 6-vjeçare.
Futbollisti do të prezantohet për media në ambientet e Real Madrid Sportive City në lagjen Valdebebas të Madridit nesër në orën 13:00 sipas kohës lokale.
Real Madridi, një nga klubet më të mëdha në botë, ka bërë të ditur transferimin e Arda Güler për ndjekësit e tij me një postim në gjuhën turke në llogarinë e tij në rrjetet sociale.