Ekip
27 Mars 2017•Përditësim: 28 Mars 2017
MADRID (AA) - Futbollisti spanjoll Diego Costa ka lënduar gjurin gjatë stërvitjes me ekipin e përfaqësueses së Spanjës të dielën, por testet konfirmuan se nuk bëhet fjalë për dëmtim serioz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata Spanjolle e Futbollit deklaroi se mjekët do të vazhdojnë të monitorojnë lëndimin e Costas dhe se sulmuesi i Chelsea-t do të mbetet në ekipin e përfaqësueses në ndeshjen miqësore kundër Francës, e cila është planifikuar për të martën në Saint-Denis
Costa i është nënshtruar ekzaminimeve të shumta pasi u largua nga stërvitja.