Sinan Özmüş
29 Janar 2017•Përditësim: 30 Janar 2017
ANTALYA (AA) - Samule Eto'o është duke ri gjetur formën e tij të dikurshme në futboll. Duke shënuar 2 gola në ndeshjen kundër Aytemiz Alanyaspor ai çoi në 8 numrin e golave të shënuar në këtë sezon, raporton Anadolu Agency (AA).
Eto'o vitin e shkuar kaloi një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Gjatë aktivizimit në skuadrën Antalyaspor ai shënoi 20 gola në super ligën turke. Ndërsa në sezonin 2016-2017 ai është ende duke punuar për të kapur performancën e një viti më parë.
Ai e nisi këtë sezon me pretendimet e transferimit të tij tek Beşiktaş-i, gjë e cila ndikoi negativisht për periudhën përgatitore, ndërsa duke u ndikuar nga gjendja e keqe e skuadrës ai mundi të shënojë vetëm një gol në 4 javë. Pas deklaratave për Presidentin e klubit, ai mbeti jashtë formacionit bazë, ndërsa u fal nga drejtuesit e klubit pas 9 ditësh.