Agim Sulaj
20 Qershor 2023•Përditësim: 22 Qershor 2023
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi se me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin e kombëtares kosovare të futbollit, Alain Giresse, është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit, transmeton Anadolu.
Siç njofton FFK, deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë me rezultat 2:1.
"Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës", njofton FFK.
Tutje, FFK ka bërë të ditur se në të ardhmen "priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar".
Aktualisht Kosova në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024 është në vendin e pestë në Grupin I, me 3 pikë. Këtë grup e udhëheqë Zvicra me 10 pikë.