Hüseyin Burak Demirer
21 Qershor 2023•Përditësim: 21 Qershor 2023
Jorge Mas, pronari i klubit amerikan të MLS, Inter Miami, ka njoftuar se Lionel Messi mund të debutojë për ekipin më 21 korrik, transmeton Anadolu.
Mas tha për gazetën amerikane "Miami Herald" se ylli argjentinas i futbollit Messi pritet të dalë në fushë me fanellën e Inter Miami në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Ligës kundër skuadrës meksikane Cruz Azul.
Kupa e Ligës, ku marrin pjesë skuadra nga MLS dhe liga e parë meksikane (Liga MX), do të zhvillohet nga 21 korriku deri më 19 gusht.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së luajti rol kyç në fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës 2022. Ai fitoi shtatë herë Topin e Artë që ndahet nga revista "France Football".