Hüseyin Burak Demirer
15 Mars 2018•Përditësim: 15 Mars 2018
SHKUP (AA) – Federata Botërore e Futbollit (FIFA), shfuqizoi pezullimin e Federatës së Futbollit të Pakistanit (PFF), raporton Anadoolu Agency (AA).
Në njoftimin e FIFA-s bëhet e ditur se me ndërrimin e kryesisë më 1 mars, federata e Pakistanit kë bërë harmonizimin e statutit të saj, duke rimarrë statusin e anëtarit në FIFA, por që puna e saj do të monitorohet në vazhdimësi.
Në tetor të vitit të kaluar, FIFA pezulloi federatën e Pakistanit me akuzën për "ndërhyrje nga një palë e tretë”, dhe nga shkaku i aferave për korrupsion në të cilat ishte përfshirë ish kreu Faisal Saleh Hayat.
Gjykata në Pakistan shkarkoi Hayatin dhe në vend të tij emëroi një drejtues të përkohshëm.
Shfuqizimi i pezullimit, me automatizëm lejon kombëtaren dhe klubet pakistaneze të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.