Dejan Maksimoviç
30 Janar 2016•Përditësim: 30 Janar 2016
MELBURN (AA) - Tenistja gjermane Angelique Kerber ka fituar titullin e parë Grand Slam në karrierën e saj. Ajo në finalen e Australian Open në ndeshjen e shkëlqyer mundi tenisten numër një në botë amerikanen Serena Williams me 2: 1 në sete 6:4, 3:6, 6:4, raporton Anadolu Agency (AA).
Finalja ka zgjatur më shumë se dy orë, dhe në fund të Kerber arriti suksesin më të madh në karrierën e saj. Përveç kësaj, ajo gëzoi edhe bashkëkombasen e saj legjendare Steffi Graf, sepse mbrojti rekordin e saj për numrin e titujve në turnet e Grand Slam. Graf ka fituar 22 turne të mëdha botërorë, ndërsa Williams ka mbetur me 21 tituj.
Kerber para fillimit të Australian Open radhitet e shtata në WTA listën e tenisteve më të mira në botë.