Selçuk Buğra Gökalp
16 Gusht 2023•Përditësim: 17 Gusht 2023
Klubi turk i futbollit Beşiktaş njoftoi se ka transferuar sulmuesin kosovar Milot Rashica nga klubi anglez Norwich City me një kontratë katërvjeçare, transmeton Anadolu.
“Mirë se erdhe në Beşiktaş, Rashica”, tha klubi në platformën sociale “X”.
Tarifa e transferimit e paguar për klubin anglez ishte 5,25 milionë euro.
27-vjeçari nënshkroi për Norwich City nga Werder Bremen në korrik të vitit 2021.
Ai e kaloi sezonin 2022-23 si huazim te rivalët Galatasaray, duke bërë 29 paraqitje dhe duke fituar titullin e Superligës turke.
Ish-klubi i tij i uroi atij fat, duke thënë: “Të gjithë në Norwich City i urojnë Milotit më të mirën në të ardhmen”.