Hüseyin Eroğul
02 Maj 2018•Përditësim: 03 Maj 2018
STAMBOLL (AA) - Komiteti i Arbitrazhit të Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF) hodhi poshtë ankesën e Beşiktaş-it, mbi vendimin e mëparshëm të TFF që ndeshja e ndërprerë në gjysmëfinale për Kupën Turke midis Fenerbahçe dhe Beşiktaş të vazhdojë nga minuta që u ndërpre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e TFF-së thuhet se ankesa e dërguar nga klubi i futbollit Beşiktaş është shqyrtuar në detaje dhe është sjellë vendim që e njëjta të hidhet poshtë.
Bordi i drejtues i TFF-së vendosi se ndeshja e ndërprerë në mes të Fenerbahçes dhe Beşiktaşit të vazhdojë pa tifozë që nga momenti kur u ndërpre nga trazirat e tifozëve.
Pas rezultatit 2:2 në ndeshjen e parë në Vodafone Park, më 19 prill, Fenerbahçe priti ekipin e Beşiktaş-it në stadiumin "Şükrü Saraçoğlu" në një ndeshje kthyese. Ndeshja u ndërpre në minutën e 57 pas trazirave, gjatë rezultatit 0:0.
Arbitri Mete Kalkavan vendosi të ndërpresë ndeshjen pasi tifozët e Fenerbahçes me një objekt të fortë goditën në kokë trajnerin e Beşiktaş-it, Şenol Güneş.
Güneş ishte plagosur për shkak të së cilës plaga në kokë iu qep në dhomën e zhveshjes, pas së cilës ai u transferua në një spital ku e kaloi natën.