Doğa Kırmızıoğlu
16 Tetor 2020•Përditësim: 16 Tetor 2020
Emocionet në Kampionatin Botëror të MotoGP 2020 do të vazhdojnë me garën e dhjetë në Spanjë me Çmimin e Madh të Aragon, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara do të mbahet të dielën në 22 xhiro në pistën Aragon të gjatë 5,1 kilometra në rajonin Alcaniz të Spanjës.
Në garë nuk do të marrë pjesë piloti italian 41-vjeçar i Monster Energy Yamaha, Valentino Rossi për shkak se është infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).
Klasifikimi i pilotëve para garës së dhjetë të sezonit është si në vijim:
1. Fabio Quartararo (Francë): 115 pikë
2. Joan Mir (Spanjë): 105
3. Andrea Dovizioso (Itali): 97
4. Maverick Vinales (Spanjë): 96
5. Takaaki Nakagami (Japoni): 81