Bakir Tiro
15 Gusht 2016•Përditësim: 15 Gusht 2016
LONDËR (AA) – Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola nuk llogarit më Joe Hartin, portierin e kombëtares së Anglisë dhe e ka njoftuar se duhet të kërkojë klub të ri, raportojnë mediat angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në fillim të sezonit besimi i është dhënë Willy Caballer, ndërsa duke marrë parasysh se “qytetarët” do të forcohen me Claudio Bravo nga Barcelona, trajneri nga Katalonja falënderoi Hartin për bashkëpunimin.
Sipas shkrimeve të mediave angleze, Hart karrierën mund ta vazhdojë në Everton.