Bakir Tiro
20 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
BARCELONË (AA) – Trajneri i ekipit të Manchester City-t, Pep Guardiola, pas disfatës së thellë mbrëmë në Barcelonë me rezultatin 4:0 që u luajt në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, sot është vënë në shënjestër të kritikave në një numri të madh të mediave angleze, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa tabloidë shkuan aq larg, një nga të cilët shkroi: “Jemi të marrë për të kuptuar taktikat e Guardiolës”, pasi vendimi i tij për të mbajtur në pankinën e rezervave lojtarin më të mirë të City-t, Sergio Aguero, hasi në kritika shumë të ashpra.
“Deri në përjashtimin nga loja të Claudio Bravo-s loja ishte e barabartë. Pas kësaj gjithçka ndryshoi. Provuam të luajmë deri në rezultatin 2:0 për çka kishim dhe rastet tona”, tha Guardiola i cili komentoi lojën e Lionel Messit i cili mbrëmë shënoi “hat-trick”.