Dejan Maksimoviç
19 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Trajneri portugez, Jose Mourinho, nuk dëshiron të pushojë pasi që të enjtën u shkartua nga klubi londinez, Chelsea, është bërë e ditur nga agjencia e cila e përfaqëson atë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mourinho u shkartua për shkak të rezultatëve të dobëta të "të kaltërve" në Premier ligë. Përkundër faktit se Chelsean e çoi në 1/8 e finaljes së Ligës së Kampionëve, punën i kushtoi vendi i 16 në kampionatin anglez me vetëm një pikë nga zona e largimit.
"Mourinho nuk do të marrë pushime, nuk është i lodhur dhe nuk ka nevojë për këtë. Ai është shumë pozitiv dhe shikon përpara. Është kënaqësi e tij që për herë të dytë të jetë menaxheri i Chelsea-t dhe t'ju dhurojë tifozëve edhe një titull të kampionit të Anglisë pas disa vjet pritje. Ai është jashtëzakonisht krenar për të gjithë tetë trofetë të fituara me Chelsean dhe falënderon tifozët për mbështetje të madhe gjatë dy mandateve në klub", shkruhet, ndër të tjerash, në letrën e agjencisë që përfaqëson Mourinhon.