Mutlu Demirtaştan
25 Gusht 2023•Përditësim: 28 Gusht 2023
Holanda do të presë garën e 13-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1, raporton Anadolu.
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Holandës do të fillojnë nesër, në pistën prej 4.2 km që mbart të njëjtin emër me qytezën Zandvoort në brigjet e Detit Verior, ndërsa gara prej 72 xhirosh do të mbahet të dielën më 27 gusht në orën 15:00.
Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 10 gara, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
Pilotët
1. Max Verstappen (Hollandë): 314 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 189
3. Fernando Alonso (Spanjë): 149
4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 148
5. Charles Leclerc (Monako): 99
Ekipet
1. Red Bull: 503
2. Mercedes: 247
3. Aston Martin: 196
4. Ferrari: 191
5. McLaren: 103