Dejan Maksimoviç
23 Prill 2016•Përditësim: 24 Prill 2016
SARAJEVË (AA) - Claudio Ranieri (64), menaxheri i Leicester City më në fund filloi të mendojnë me zë për të fituar titullit të kampionit të Anglisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Dhelprat" e tij janë befasia më e madhe në ligat e kategorisë A këtë sezon. Katër xhiro para përfundimit të Premier Ligës kanë pesë pikë para Totenhamit, kurse Ranieri beson se tani është paraqitur shansi për titullin e kampionit dhe ndoshta kurrë më.
Deri më tani, Ranieri fliste rreth saj se është e rëndësishme se Leicester ka siguruar mbijetesën, dhe më vonë edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Sot për herë të parë para mediave britanike ka konfirmuar se dëshiron titullin e kampionit të Anglisë.
"Siguruam kualifikim në Ligën e Kampionëve, dhe ky është sukses i madh, por tani do të përpiqemi të fitojmë edhe titullin e kampionit. Do të japim gjithë fuqinë tonë, zemrën, shpirtin, gjithçka do të japim për këtë titull", tha Ranieri.
"Na duhen tetë pikë nga katër ndeshje. Jemi duke u përpjekur që të arrijmë këtë. U thashë lojtarëve të mi se ky është momenti i duhur që të japin gjithçka nga vetja", tha ai.
Ranieri në karrierën e tij ka drejtuar shumë klube të mëdha evropiane si Juventus, Inter, Chelsea, Real Madrid, Roma, Valencia, Monako, por kurrë nuk e ka fituar titullin e kampionit kombëtar. Nga trofetë e mëdha ka fituar Kupën dhe Superkupën italiane, Superkupën e Evropës dhe Copa del Rey në Spanjë.