Gorana Jakovljevic
04 Dhjetor 2022•Përditësim: 05 Dhjetor 2022
Më shumë se 80 kanoe morën pjesë sot në Festivalin "Dayung Ciliwung 2022" në lumin Ciliwung në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktiviteti u organizua nga Shoqata Indoneziane e Sporteve me kanotazh (PB PODSI) në një përpjekje për të popullarizuar sportet e kanoes dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e lumenjve, veçanërisht të lumit Ciliwung.
Shumë nga pjesëmarrësit gjatë udhëtimit në lumë mbanin elemente të kostumeve popullore specifike për Indonezinë, veçanërisht Java, Sumatra dhe Sulawesi.