Emre Aşıkçı
21 Qershor 2023•Përditësim: 22 Qershor 2023
Mesfushori francez, N'Golo Kante ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionët e Arabisë Saudite, Al-Ittihad, transmeton Anadolu.
Kontrata u finalizua dje pas testeve mjekësore të Kantes në Dubai, njoftoi sot klubi me qendër në Xheda.
Në deklaratën e klubit thuhet se ky transferim është pjesë e përpjekjeve për ta bërë Ligën Profesionale Saudite si një "zgjedhje kryesore" për lojtarët e klasit botëror.
Skuadra i uroi Kantes suksese në arritjen e qëllimeve dhe përmbushjen e pritshmërive të tifozëve dhe mbështetësve.
Fituesi i Kupës së Botës i vitit 2018 iu bashkua klubit anglez Chelsea në vitin 2016 nga Leicester City dhe kontrata e tij skadon në fund të qershorit.
32-vjeçari ndihmoi klubin anglez të fitojnë një titull të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, një trofe të Evropa Ligës dhe një Superkupë.
Ai do t'i bashkohet fituesit të Topit të Artë, Karim Benzema, i cili u largua nga Real Madridi pas 14 vitesh dhe arriti marrëveshje trevjeçare me klubin Al-Ittihad në fillim të këtij muaji.