Dejan Maksimoviç
18 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
LONDËR (AA) – Stafi udhëheqës i Leicester City të martën vonë vendosi për shkarkimin e trajnerit Craig Shakespeare, pas përfundimit të tetë xhirove në Premier ligë këtë sezon, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Dhelprat" renditen në vendin e 18 me gjashtë pikë dhe nuk kanë fituar në gjashtë ndeshjet e fundit. Shakespeare në shkurt të këtij viti zëvendësoi Claudio Ranieri, i cili pas një serie të rezultatevetë dobëta nuk e ndihmoi as fakti se sezonin e kaluar kishte arritur suksesin më të madh në historinë e klubit, duke fituar titullin e kampionit të Anglisë. Kështu, shkarkimi i Shakespeare nuk paraqet ndonjë befasi.
"Shakespeare ka punuar shkëlqyeshëm në Leicester City, së pari si asistent trajner dhe më pas edhe si menaxher që nga shkurti në rrethana shumë të vështira. Përkushtimi dhe puna e tij ishin të jashtëzakonshme dhe kontributi i tij në periudhën më të suksesshme në historinë e Leicester City ishte i madh. Megjithatë, në muajt e fundit u bë e qartë se ndryshimet janë domosdoshme për të ecur përpara, të cilën e vërejti edhe Bordi drejtues i klubit. Shakespeare do të mbetet një figurë shumë e respektuar dhe e njohur në Leicester City dhe gjithmonë është i mirëpritur në stadiumin 'King Power'", tha Aiyawatt Srivaddhanaprabha, nënkryetar i "dhelprave", dhe shtoi se klubi menjëherë të lëshohet në kërkim të një menaxheri të ri.
Deri në emërimin e pasardhësit të tij ekipin do të drejtojë Michael Appleton.
Leicester fitoren e vetme në Premier ligë këtë sezon e ka regjistruar në xhiron e dytë kundër Brighton në fushë të vet, ndërsa u mposht nga Arsenali, Manchester United, Chelsea dhe Liverpuli, ndërkohë që barazoi me Huddersfield, Bournemouth dhe West Bromwich Albion.