Bakir Tiro
11 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
LONDËR (AA) – Drejtoria e Liecester-it do t’i ofrojë kontratë të re trajnerit Claudio Ranieri, meqë duan ta mbajnë trajnerin pas fitimit senzacional të këtij sezoni të titullit të kampionit të Anglisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Krahas faktit se kontrata i skadon për dy vite, krerët e klubit, të cilëve Ranieri u solli titullin e parë të kampionit shtetëror, dëshirojnë t’ia përmirësojnë kushtet e punës.
“Në fund të sezonit do të dakordohemi me Ranierin. E dua faktin kur njerëzit janë të kënaqur dhe kënaqen në punë”, tha për Sky Sport zëvendëspresidenti i Liecester-it Ajivat Srivadhanaprabha.
Siç spekulohet në Angli, në Liecester dëshirojnë të bisedojnë me Ranierin që ta mbajnë në pankinën e tyre, sepse ditëve të fundit spekulohet si kandidat serioz për trajner të kombëtares së Italisë. Po ashtu, dëshirojnë të mbajnë edhe kuadrin e plotë të lojtarëve të gjeneratës që u bënë kampion.