Bakir Tiro
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) - Claudio Ranieri, trajneri Leiceseterit, liderit të Premier ligës angleze ka thënë se e fascinon durimi i skuadrës së tij, dhe e krahasoi me figurën e filmit Forrest Gump, raporton Anadolu Agency (AA)
"Të vrapojmë, vrapojmë, vrapojmë, pse mos të vazhdojmë? Leicester është Forrest Gump. Është mbresëlënës uniteti dhe miqësia jonë. Jemi shumë të afërt. Nuk jemi kualitativ si Arsenali apo Machester City, por luftojmë së bashku. Çdo sulm për ne është si të jetë i fundit. Kjo është filozofia jonë dhe besojmë në këtë", ka thënë Ranieri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Leicester të shtunën në xhiron e 18-të të Premier ligës do luaj në Anfield ku e pret Liverpooli, me ç'rast surpriza më e madhe e këtij sezoni do të tentojë të mbetet e pamposhtur, dhe në krye të tabelës. Skuadra e Ranierit ka 38 pikë nga 17 xhiro, dy më shumë se arsenali dhe gjashtë nga Manchester City.